OZHQ

“Mjedisi nuk është pronë e askujt për të shkatërruar; është përgjegjësia e të gjithëve për të mbrojtur.” – Mohith Agadi

Çfarë janë Objektivët e Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ-të)?

Agjenda 2030 është marrëveshje e dakorduar ndërkombëtarisht nga shtetet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në vitin 2015. Gjithsesi, edhe pse ajo obligon shtetet e OKB të ndërmarrin veprime drejt arritjes së qëllimeve të agjendës deri në vitin 2030, ajo nuk përjashton edhe vullnetin e shteteve të tjera të botës drejt ndërmarrjes së iniciativave që promovojnë këtë agjendë dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Kjo agjendë është plan veprimi gjithëpërfshirës, si për njerëzit, planetin, ashtu dhe prosperitetin. Ajo çfarë e veçon Agjendën 2030 është karakteri i saj bashkëpunues mes të gjitha shteteve të botës drejt adresimit të përbashkët të sfidave më të mëdha që cenojnë zhvillimin e qëndrueshëm, si dhe zotimi se askush nuk anashkalohet.

Agjenda 2030 ngërthen në vete 17 Objektivë të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ), të cilat përmbajnë 169 tregues e 231 indikatorë. Të gjitha këto janë të integruara dhe të ndërlidhura në atë mënyrë që adresojnë çështjet e 3 dimenzioneve të zhvillimit të qëndrueshëm që janë dimenzioni ekonomik, social dhe mjedisor.

Në këtë platformë mbi Agjendën 2030 dhe OZHQ-të, ju mund të gjeni informacione të detajuara për 17 OZHQ-të, treguesit dhe indikatorët e tyre, si dhe të dhëna mbi temat që ato prekin në kontekstin e komunës së Drenasit.

Së bashku për zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë!