PLATFORMA E DRENASIT PËR OBJEKTIVËT E ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM (OZHQ) DO TË JETË PIKA REFERUESE NË BOTËN VIRTUALE PËR TË VLERËSUAR PROGRESIN E ARRITUR TË KOMUNËS DREJT PËRMBUSHJES SË AGJENDËS 2030.

Çfarë është Platforma e OZHQ-ve Drenas?

Platforma e OZHQ-ve Drenas është një mjet monitorues dhe matës kundrejt mirëqenies së komunës së Drenasit. Ajo raporton mbi 17 Objektivët e Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ-të) dhe indikatorët përkatës, duke filluar nga niveli i arsimit në komunë, tek shëndetësia, energjia, shërbimet publike, etj.

Kjo platformë pasqyron tek qytetarët e Dreansit, dhe jo vetëm atyre, kualitetin e jetesës në këtë komunë. Përpos qytetarëve, platforma i dedikohet politikbërësve të nivelit lokal, sektorit privat, komunitetit të donatorëve, hulumtuesve, akademisë, ndër shumë palë të tjera.

Qëllimi kryesor i Platformës së OZHQ-ve Drenas është që të lehtësohet identifikimi dhe vlerësimi i problemeve që lidhen drejtpërdrejt me komunën në fusha të ndryshme. Përveç kësaj, platforma synon të ngris nivelin e ndërgjegjësimit të zyrtarëve publik dhe qytetarëve në lidhje me OZHQ-të.

Rreth 17 OZHQ-ve dhe indikatorëve matës të platformës

Platforma e OZHQ-ve Drenas është e ndarë në 17 kategori, apo fusha që OZHQ-të mbulojnë. Duke konsideruar të dhënat në dispozicion, 17 kategoritë kanë treguesit e tyre përkatës. Të gjitha të dhënat e pasqyruara në platformë përfshijnë territorin e Drenasit si tërësi. Ato shfaqin trendet për secilën fushë përgjatë viteve për komunën duke bërë ndërlidhjen mes factorëve social, ekonomik dhe mjedisor. Të dhënat e platformës janë gjatë gjithë kohës në përpunim e sipër, ndërsa për çdo muaj mars, ato përditësohet dhe konfirmohen për periudhën një vjeqare.

Nga kush mbledhen të dhënat e Platformës së OZHQ-ve Drenas dhe si shfaqen ato?

Të dhënat për Platformën e OZHQ-ve Drenas mbledhen nga vet komuna e Drenasit duke përfshirë individë dhe grupe të çdo departamenti që lidhet ngushtë me fushën e OZHQ-ve përkatëse e cila ofron një qasje gjithëpërfshirëse për platformën.

Të dhënat janë të pasqyruara në mënyrë grafike, por ato edhe mund të shkarkohen nga palët e interesuara në mënyrë tabelare.

Kush qëndron pas Platformës së OZHQ-ve Drenas?

Platforma e OZHQ-ve Drenas është realizuar dhe drejtohet nga Komuna e Drenasit dhe organizatës partnere, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP). Por çfarë është më e rëndësishmja, kjo platformë është e të gjithë qytetarëve të Drenasit.

Si u krijuar Platforma e OZHQ-ve Drenas?

Platforma e OZHQ-ve Drenas u krijua me mbështetjen financiare të GIZ nëpërmjet Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, në kuadër të projektit “Integrimi i Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZhQ-ve) në Proceset e Dialogut në Nivelin Komunal të Kosovës” implementuar nga INDEP.